Isa Mustafa lajmërohet në Facebook
Sot ka ndërruar jetë aktorja e madhe, Leze Qena.
Për humbjen e Leze Qenës, ka shkruar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai ka thënë se Kosova dhe bota artistike shqiptare e ka humbur ikonën e kulturës sonë.
“Kosova dhe bota artistike shqiptare sot humbi ikonën e kulturës sonë, aktoren Leze Qena. Një grua e mrekullueshme, simbol i emancipimit tonë. Lezja ishte përherë në shtëpitë tona, në familjet tona. Lezja do te mbetet e kujtuar dhe e respektuar përherë”, ka shkruar ai.