Malisheva me e goditura nga koronavirusi, pas saj Gjilani e Vitia
U përhapë në gjithë globine mori jetën e mijëra njerëzve. Është ky virusi Korona që ka ngjallur frikën e gjithselicit. E nga ky virus vdekjeprurës nuk mbeti e pa prekur edhe Kosova.
Me 14 mars të 2020-tës, u shfaqën rastet e para. Njëri ishte 77 vjeçar nga Stuballa e Vitisë e një 20 vjeçare me shtetësi italiane por që jetonte në Malishevë.
Nga kjo ditë e deri më tani, janë 71 kosovarë që u infektuan nga ky virus i padukshëm që po vazhdon të marrë jetë njerëzish.
E më së shumti të infektuar janë në Malishevë, vend ky që nga 15 marsi është në izolim. Janë 25 persona të infektuar në atë zonë, shkruan FaktePlus.
Pas Malishevës, vendi me më shumë të infektuar është Gjilani me 15, e më pas Vitia me 7 si dhe 7 të tjerë janë në Prishtinë.
Ndërkaq, në Gjakovë janë 3 të infektuar, në Klinë 1, Suharekë 1, Ferizaj 1, Obiliq 1, Prizren 1, Lipjan 1, Shtime 1 dhe Vushtrri 2.
Nga ky virus pati edhe një viktimë. Ai ishte 82 vjeçari nga Podujeva.
Këto janë të dhënat që po publikon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.