“Jemi në fillim të pandemisë”, thotë shefi i agjencisë gjermane
Shefi i agjencisë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Gjermani, Lothar Wieler, ka paralajmëruar vendin se është vetëm në fillim të shpërthimit të epidemisë.
“Ne jemi në fillim të epidemisë dhe numri i të prekurve po rritet”, ka deklaruar Lothar Wieler. Këtë deklaratë e ka dhënë në kohën kur në Gjermani numri i të prekurve ka arritur në afër 34 mijë me 171 të vdekur, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka deklaruar se nuk ka ndonjë sqarim pse numri i personave të vdekur nga Covid-19 në Gjermani është i ulët, por ka theksuar se mund të ketë disa faktorë.
Wieler ka deklaruar se janë testuar shumë persona të dyshimtë dhe shumë prej tyre janë konfirmuar pozitiv, por nuk ka numër të madh të të prekurve në moshë të shtyrë.
Ai ka deklaruar se mbetet të shihet se si do të zhvillohet epidemia në ditët në vazhdim.