‘A është edhe Kushtetuta si llastiku’: Lladrovci i përgjigjet qytetarit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci njihet për disa deklarata epike që jep kohë pas kohe, e një ndër to është se ‘politika është si llastiku’.
Lladrovi në llogarinë në rrjetin social Facebook i është përgjigjur një qytetari i cili e ka pyetur atë me shaka se a është edhe Kushtetusta prej llastiku, dhe i pari i Drenasit nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje.
“E kur jemi te Kushtetuta, këtu s’ka hamendje. Ndoshta duhen edhe disa përcaktime për të hequr dilema që janë ngritur pas vënies në zbatim. Nuk jepet mundësia me qenë llastik”, ka shkruar Lladrovci.
Ky është shkrimi i plotë:
Miku im i shtrenjtë Halil,
Ti e di se unë, ligjin e disiplinën e kam parim nga vegjëlia. Ti e di se me kë jam rritë, aty nuk kishte kili-mili, po ose jo.
Në ligjin penal, ka nene që e kanë të përcaktuar dënimin nga kaq, deri kaq. Gjykatësi i korruptuar, e rreh pikën e ultë të dënimit, ose të lartën nëse e ka pague tjetra palë, kështu bëhet llastik.
Për fat të mirë, kemi shumë gjykatës që dënimin e përkufizuar nga e deri, e japin sipas provave, objektivisht, për këta gjykatës, nuk është ligji llastik.
E kur jemi te Kushtetuta, këtu s’ka hamendje. Ndoshta duhen edhe disa përcaktime për të hequr dilema që janë ngritur pas vënies në zbatim. Nuk jepet mundësia me qenë llastik.
Jam zotuar të mos deklarohem për Kryeministrin Kurti pa i bërë 100 ditë, e as nuk do të deklarohem.