Ministrja e Drejtësisë thotë se LDK nuk po mund të shkëputet nga Thaçi e PDK
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të shkëputet nga PDK dhe ish-kryetari i saj Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, duke komentuar seancën e nesërme në të cilën do të shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, thotë se “do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN!”.
Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
Mocioni i nesërm për rrëzimin e Qeverisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, e sidomos në kohën kur po përballemi me virusin corona që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë luftojnë për jetën apo janë të prekur nga ky virus, do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN!
Fatkeqësisht krerët e LDK, nuk dëgjojnë popullin dhe as anëtarësinë e tyre.
Ata nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!