Dy të infektuarat me koronavirus janë nga Vushtrria dhe Gjilani
IKSHPK ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke quar kështu në 63 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Rastet e konfirmuara me koronavirus janë nga Gjilani dhe Vushtrria.
“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, njofton IKSHPK, përcjell lajmi.net
“Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar katërdhjetë e dy (42) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.