Haradinaj: Qeveria Kurti e ka larguar taksën pa kushte dhe pa koordinim me SHBA
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit. Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti e ka hequr taksën pa kushte dhe pa koordinim me SHBA, duke mos i sjellë asnjë benifit shtetit të Kosovës.
Haradinaj ka shtuar se qeveria aktuale ka injoruar rajone të caktuara me buxhet, duke i hequr pothuajse të gjitha projektet kapitale. Ai ka thënë gjithashtu se kjo qeveri ka injoruar tërësisht opozitën në tema të interesit nacional, duke e bërë të pamundur bashkëpunimit.
Por, mbi të gjitha, Haradinaj theksoi se kjo qeveri ka eliminuar interesat strategjike të SHBA-së në Kosovë, gjë që nuk guxon assesi të ndodhë.
Këto dhe shumë arsye tjera, sipas tij, kanë bërë që AAK të jetë pro rrëzimit të qeverisë Kurti.