OBSH thotë se SHBA-ja mund të bëhet epiqendër e koronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një paralajmërim duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen “epiqendër globale” e shpërthimit të koronavirusit.
Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, tha se në SHBA ka pasur “rritje shumë të madhe të rasteve”.
“Ne nuk themi se kjo do të ndodhë, por SHBA-ja ka potencial për t’u bërë vatër e koronavirusit”, tha Harris.