Gjini i AAK-së: Qeveria mori vendim antikushtetues
“Tanimë me të vërtetë është rrezik. Kjo sjellje është e pafalshme. Nëse vazhdon kështu, pasojat do të jenë përtej koronavirusit. Sinqerisht, çmendia nuk paska kufi. Kam argumentuar për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por jo për puç qeveritarë! Kuvendi duhet të mblidhet urgjentisht! Ky vendim është zjarrvënie e shtetit në kohën më të dhimbshme të mundshme. Kosova nuk duron diktaturë”, shkruan Gjini në një postim në Facebook.
Masat e ekzekutivit kosovar, pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme.
Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes. Mbledhja e qeverisë pritet të mbahet sonte në formë virtuale dhe do të votohet për masat e reja të cilat do të aplikohen prej nesër.