Familjarët e të infektuarit nga Zhegra refuzojnë testin e coronavirusit
Nënkryetari i Komunës së Gjilantit, Arbër Ismajli ka folur për gjendjen e të prekurve nga kjo komunë me virusin COVID-19.
Ismjli, në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se tre pacientët nga Gjilani janë në gjendje të mirë shëndetësore ku njëri nga ta tashmë po trajtohet në shtëpi për shkak të simptomave të pakta që ka.
Ismajli thotë se nuk kanë mundur të testohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit.