OBSH kritikon përdorimin e ilaçeve të pa testuara kundër koronavirusit
erisa studiuesit vazhdojnë të kërkojnë mundësi trajtimi kundër virusit COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar përdorimin e barnave të pa testuara për kurimin e koronavirusit.
OBSH ka pasur kritika edhe për farmacitë që po kryejnë testet klinike në mënyrë jo të duhur, duke shkelur protokollin e organizatës, shkruan CNN,.
“Studimet e vogla, vëzhguese dhe jo rastësore nuk do të na japin përgjigjet që na duhen. Përdorimi i barnave të pa provuara pa provat e duhura mund të ngjall shpresë të rreme dhe madje të bëjë më shumë dëm sesa dobi dhe të shkaktojë mungesë të barnave thelbësore që janë të nevojshme për trajtimin e sëmundjeve të tjera”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference shtypi të hënën.
“Kjo është arsyeja pse OBSHka filluar testimin solidar, për të gjeneruar prova të forta, me cilësi të lartë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Tedros.
“Sa më shumë vende regjistrohen në testim, aq më shpejt do të marrim rezultate mbi të cilat funksionojnë ilaçet dhe aq më shumë jetë do të jemi në gjendje të shpëtojmë nga virusi”.
Javën e kaluar, OBSH dhe partnerët e tyre filluan testime klinike ndërkombëtare që synojnë mbledhjen dhe gjenerimin e të dhënave mbi opsionet efektive të trajtimit për Covid-19.
Aktualisht, nuk ka një trajtim të njohur për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri.