Franca me lajme pozitive për ilaçin kundër COVID19
Lufta kundër virusit COVID19 po vazhdon të jetë njëra nga sfidat më të mëdha që bota është duke u përballur ditëve të sotme.
Ky virus tashmë ka marrur jetën e mijëra personave në të gjithë botën, gjë që ka detyruar shtetet e fuqishme evropian dhe botërore të provojnë medikamente dhe vaksina të ndryshme.
Tashmë këto shtete kanë filluar edhe testimin e pesë barërave ekzistuese në masë të madhe, njëra ndër to edhe Klorokina e një infektologu Francez, i cili ka rezultuar me sukses.
E duke u bazuar në këtë bar edhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar përdorimin e tij në masë të madhe.
Kështu ka shkruar në Facebook ligjeruesi shqipëtarë në univerzitetin francez Nezir Kraki.
Ai më tej ka postuar edhe një fotografi të bashkangjitur shkrimit ku shihet presidenti i SHBA-ve ta këtë shpërndarë në profilin e tij mjekun i cili ka bërë zbulimin e këtij medikamenti.
Tutje Kraki ka dhënë disa këshilla se si duhet të veprojë Kosova në përballje me koronavirusin.
Ky është postimi i plotë i Nezir Krakit:
Franca, bashkë me Italinë, Gjermaninë, Spanjen, Anglinë, Belgjiken dhe Luksemburgun kanë autorizuar dhe filluar testimin në shkallë të lartë dhe direkte te 5 barnave ekzistuese, në mesin e tyre edhe Klorokina e testuar nga infektologu francez me renome boterore Didier Raoult para disa diteve në Institutin e tij në Marseille. Rezultatet e Profesor Raoult dhe të ekipit të tij tashmë janë publikuar në një revistë shkencore të specializuar në këtë fushë: “International Journal of Antimicrobial Agents”
(artikulli i plote ketu: https://drive.google.com/…/186Bel9RqfsmEx55FDum4xY_IlË…/vieë )
Edhe Amerika, duke u bazuar ne testin klinik te Didier Raoult, ka autorizuar perdormin e klorokines si sherues emergjent ne pritje te nje vaksine adekuate.
Duhen disa dite qe rezultatet e para te dalin ne nivel evropian por sipas specialisteve me te medhenj, optimizmi lejohet ne kete rast sepse perpjekjet shkencore jane bashkuar dhe zgjidhja do gjendet.
Nese konfirmohet Klorokina si sherues anti covid 19, atehere bota duhet ta mbajë mend kete figure karizmatike të shkencave shpetuese. Ndërkohë, në pritje të rezultateve, kujdesi duhet të mbetet maksimal gjithkund ne botë dhe udhezimet të respektohen. Perndryshe, as specialistete me të fortë s’do kenë shkop magjik për t’i shpëtuar qindra mijera apo miliona njerez brenda diteve.
Vazhdojmë të rrimë n’shpi!
Ne foto Didier Raoult dhe retëeet i Donald Trump ne lidhje me studimin francez.
***
p.s. sa per info, Ligji specifik i cili e vendose Francen në gjendje te urgjences sanitare futet ne fuqi neser me te gjitha dispozitat e tij. Ky ligj parasheh kategori te reja denimesh per mosrespektim te masave. Denimi per dalje ne rruge pa arsye eshte 135 Euro prej nje jave. Nga neser personi qe denohet per here te dyte, denimin e ka 3 mije euro dhe nese nuk merr vesh prape, atehere i kthehet ne veper penale, me burgim deri ne 6 muaj.
Te gjitha keto masa jane te mundshme me vendime e ligje specifike, jo me gjendje te jashtezakonshme sepse keto lloj sanksionesh nuk parashihen me asnje kushtetute ne bote. Jane masa te perkohshme.
Kosova duhet ta votoje me urgjence nje ligj me dispozita kalimtare e specifike si plotesim i ligjit per epidemite. Ky ligj specifik duhet t’i pershkruaj sanksionet konkrete gjate.
Lajme pozitive nga autoritetet francezeFranca, bashkë me Italinë, Gjermaninë, Spanjen, Anglinë, Belgjiken dhe…
Julkaissut Nezir H. Kraki Sunnuntaina 22. maaliskuuta 2020