Viktima e parë e koronavirusit në Kosovë, Veseli: Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit në Kosovë
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar për viktimën e parë me koronavirus në Kosovë duke i shprehur ngushëllime familjes nga Dumnica e Pudujevës.
Veseli shpreson se ky të jetë rasti i fundit në vendin tonë dhe u bënë thirrje të gjithë institucioneve që të kenë fokusin tek pandemia, shkruan Reporteri.net
Ky i fundit ka theksuar se së bashku dhe me punë të shkëlqyer do t’ia dalim.
“I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre. Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritet vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën. Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë. Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim”, ka shkrua Veseli.
I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të…
Julkaissut Kadri Veseli Sunnuntaina 22. maaliskuuta 2020