Meqë paskan shpërthy SFIDAT…
Shkruan: Kreshnik Llabjani
Atdhetar/e të kulluar – JU SFIDOJ
Po e filloj me:
POLITIKAN- i sfidoj të tregojnë: sa janë pasuru për 20 vjet, sa para i kanë në banka, sa dashnore (numrin e tyre) i kanë? EDHE sa para i kanë ndarë-DHURU prej pasurisë së tyre (sa për qind % nga totali që kanë) për këtë situatë të vështirë që po e kalojmë për shkak të Koronavirusit apo COVID-19?
DREJTËSI (Gjyqtar, prokuror e avokat)- i sfidoj të tregojnë: sa janë pasuru për 20 vjet, sa para i kanë në banka, sa para i kanë ndarë-DHURU prej pasurisë së tyre (sa për qind % nga totali që kanë) për këtë situatë të vështirë që po e kalojmë për shkak të Koronavirusit apo COVID-19? EDHE sa personin e pafajshëm e kanë marrë në qafë dhe sa kriminelin e kanë shpëtu?
AFARIST/BIZNISMEN- i sfidoj të tregojnë: sa janë pasuru për 20 vjet, sa para i kanë në banka, sa para i kanë ndarë-DHURU prej pasurisë së tyre (sa për qind % nga totali që kanë) për këtë situatë të vështirë që po e kalojmë për shkak të Koronavirusit apo COVID-19? EDHE sa prej pasurisë e kanë nga tenderat e marrë prej shtetit (pra keni marrë para nga shteti për cfarëdo lloj pune)? EDHE sa e kanë rrit pasurinë duke e hangër djersën e gjakun e punëtorëve, duke i trajtuar si skllavër?
KLERIK (Hoxhë, Prift)- i sfidoj të tregojnë: sa janë pasuru për 20 vjet, sa para i kanë në banka, sa para i kanë ndarë-DHURU prej pasurisë së tyre (sa për qind % nga totali që kanë) për këtë situatë të vështirë që po e kalojmë për shkak të Koronavirusit apo COVID-19? EDHE a keni frikë nga ndëshkimi i ZOTIT që për 20 vjet ma shumë keni ligjeru për dallimet në besime, se sa t’u tregoni njerëzve sa me rëndësi është që të bëhen më të mirë?
Dhe në fund,
VETERAN (Vetëm për ata që mbajnë poste në institucione dhe ata që kanë biznese)- i sfidoj të tregojnë: sa janë pasuru për 20 vjet, sa para i kanë në banka, sa para i kanë ndarë-DHURU prej pasurisë së tyre (sa për qind % nga totali që kanë) për këtë situatë të vështirë që po e kalojmë për shkak të Koronavirusit apo COVID-19? EDHE më e RËNDËSISHMJA (meqë disa nga karantina po e tregojnë heroizmin e trimërinë e para 20 vjetëve), sa armikun gjatë luftës e kanë vra (numrin e tyre)? Nëse tregojnë për këtë të fundit, për të tjerat s’ka nevojë të tregojnë asgjë.
P.S
Të gjithë këta rreshta sipas dispozitave ligjore në fuqi janë të mbrojtura nga modifikimi dhe përdorimi për qëllime politike. Por, LEJOHET copyright e shpërndarja për gjithë ata që duan të marrin përgjigje nga këto kategori që janë SFIDUAR.
Qofshi me shëndet të mirë!
Dhe mos harroni,
Që ta parandalojmë rrezikun nga COVID-19
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!