Raka: Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë, rrini në shtëpi
Mikrobiologu Lul Raka ka kërkuar nga qytetarët që të jenë shumë të disiplinuar, pasi tani por sipas tij po futemi në dy javët vendimtare për jetë e më të dashurve tanë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës. Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë. Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet disiplina dhe kujdesi”, ka shkruar Raka në Twitter.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
“Fatin e përballjes e keni në duart tuaja, ju lutem rrini në shtëpi”, ka shkruar Raka në rrjetin social.
TË DASHUR QYTETARË TË KOSOVËS!
Po futemi në dy javët vendimtare për jetërat e më të dashurve tanë!
Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet diciplina dhe kujdesi!
FATIN E PËRBALLJES E KENI NË DUART TUAJA!
JU LUTEM, RRINI NË SHTËPI!— Lul Raka (@RakaLul) March 20, 2020