Kurti: Sonte hapen gjashtë pika kufitare mes Kosovës e Serbisë për importin e lëndës së parë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi edhe zyrtarisht se “U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.
“Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë”, njofton Kurti.
Kurse, sipas kryeministrit Kurti, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%./FaktePlus