LDK: Kurti nuk reflektoi, sot dorëzuam kërkesën për mocion mosbesimi me 46 nënshkrime
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në Kuvendin e Kosovës kanë dërguar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, me 46 nënshkrime.
Këtë, thotë LDK-ja, e ka bërë pasi kryeministri Albin Kurti nuk reflektoi për t’i kërkuar falje Agim Veliut e për ta anuluar vendimin për shkarkim.
“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, konfirmohet në njoftimin e LDK-së./FaktePlus