Doris Pack-LDK-së: Rezistoni lojës egoiste të Grenellit dhe Trumpit, kujdesuni për Kosovën
Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.
Pack përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell.
Pack ka porositur LDK-në që të kujdeset për Kosovën, duke potencuar se Rugova do të kishte vepruar ndryshe.
“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trump. Unë pres që LDK të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ka shkruar Pack.
Ich erwarte von den Verantwortlichen #LDK diesem egoistischen Spiel von #Grenell+ #Trump zu widerstehen. Ihnen sind die Folgen für SOE +EU egal;es geht ihnen nur um die gefährdete Wahl Trumps.Ich erwarte von LDK,dass ihnen Kosovo am Herzen liegt.#Rugova würde anders handeln.
— Doris Pack (@pack_doris) March 20, 2020