Kurti e njofton ambasadorin Heldt me masat e ndërmarra për luftimin e koronavirusit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt.
Kurti e njoftoi atë për masat e marra nga Qeveria për të luftuar ndikimin e pandemisë Covid- 19.
Ata ranë dakord për domosdoshmërinë e veprimit gjithëpërfshirës dhe proporcional në përputhje me kushtetutshmërinë dhe detyrimet ndërkombëtare.
Heldt vlerësoi përpjekjet e bashkërenduara të Qeverisë, shërbimit publik dhe veçanërisht sektorit të shëndetësisë, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë përkatëse ndërkombëtare në terren.
Diplomati gjerman theksoi rëndësinë e vendosjes së mirëqenies së qytetarëve kosovarë në fokusin e të gjitha hapave të mëtutjeshëm dhe siguroi Kryeministrin për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë për Kosovën dhe njerëzit./FaktePlus