Deputetja e LDK-së i bie pishman, nënshkruan mocionin për rrëzim të Qeverisë
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se ka nënshkruar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Ajo tha se pas konsultave me degën ka vendosur që të nënshkrujë pro rrëzimit të kësaj qeverise, porse ka kërkuar që disa vërejtje t’i përcjellen shefit të partisë.
Bunjaku- Rexhepi ka thënë për indeksonline se ka këkruar që deputetëve tu jepet hapësire të diskutojnë me bazën deleguese prej edhe nga vijnë.
“Pika e parë kam kërkuar qe neve deputetëve të na jepet hapësirë ta diskutojmë në bazën deleguese prej nga vijmë, që të marrim mendimin e tyre”.
Deputetja nga Gjilani, thotë se megjithëse Kurti e meriton të largohet nga qeveria, duhet të provohet edhe një mundësi, me qëllim që të kalohet kjo kriza e shkaktuar nga koronavirusi.
“Ne duhet të provojmë eventualisht edhe një mundësi për tejkalim të situates pa mocion. Të mos ngutemi tani aq më tepër në këtë krizë të paraqitur”, ka thënë Bunjaku.
“Pastaj, kam kërkuar që të na garantohet se nuk do të ketë një bashkëpunim të mundshëm me PDK-në në të ardhmen”, vlerësoi tutje ajo./FaktePlus