IKSHPK ka një thirrje për ata që ndodheshin në aeroplanin e njëjtë me të infektuarin nga Lipjani
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka treguar se sot ka rezultuar edhe një person me koronavirus, i cili kishte ardhur nga Berlini me datë 11 mars me aeroplan dhe kështu ky institut ka apeluar te të gjithë udhëtarët e këtij aeroplani që të lajmërohen në numrin për qendrën e thirrjeve 038 200 80 800.
IKSHPK ka njoftuar se sot janë testuar 21 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre ka rezultuar pozitive.
Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçar i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020
Instituti ka apeluar të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.
Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 (njëzet e një) raste kanë rezultuar pozitive./FaktePlus