Policia jep detajet nga arrestimi i njërit nga anëtarët e grupit të Llepotës
Pasditen e sotme është arrestuar Kushtrim Kransiqi, anëtar i grupit të Astrit Mehmetit apo siç njihet ndryshe ‘Lepota’, të cilët gjatë muajit nëntor kishin shtënë me armë zjarri në hyrje të klubit të natës ‘Duplex’ në Prishtinë, ku kishin mbetur të plagosur 4 persona.
Lajmi për Gazetën Insajderi, është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Po, ju konfirmoj se gjatë një operacioni policor, personi i potencuar nga ana juaj sot pasdite bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është arrestuar”, ka theksuar Hoxha.
Por kush është Astrit Mehmeti dhe cila është lidhja e Kushtrim Krasniqit me të?
Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti, këta të fundit të dy të armatosur, shkruan Metro.
Për këto arsye atij ju është ndalur hyrja në klubin e natës dhe sigurimi të premten ka penguar duke deklaruar se nuk mund të hyjë brenda.
Por pas kësaj kishte filluar sherri i madh, ku Mehmeti dhe grupi i tij nxjerrin armët dhe shtien në drejtim të sigurimit që ishin aty, madje ai pas kësaj edhe përleshet fizikisht me ta.
Nga ky sulm i armatosur, Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala janë katër personat të cilët kishin mbetur të plagosur dhe kishin marrë tretman në QKUK.
Kushtrim Krasniqi i grupit të Astrit Mehmetit (Llepota), është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhëresës nga gjykata.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Po, ju konfirmoj se gjatë një operacioni policor, personi i potencuar nga ana juaj sot pasdite bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është arrestuar”, ka theksuar Hoxha.
Pamje nga ky arrestim ka siguruar Gazeta Metro.
Kushtrim Krasniqi ishte bashkë me grupin e Llepotës, ku në nëntor të vitit 2019-të, kishin shtënë me armë zjarri në hyrje të klubit të natës ‘Duplex’ në Prishtinë, ku kishin mbetur të plagosur 4 persona.