Prishtinasit protestojnë me tenxhere e me tiganë nëpër ballkone kundër politikës
Me mjete të ndryshme (të parrezikshme), qytetarë të shumtë kanë dalur në ballkonet e tyre për të protestuar.
Kjo protestë, po mbahet kundër zhvillimeve të fundit politike në vend në kohë pandemie.
“Revolta dhe protestimi prej ballkonit e ka një simolikë të madhe dhe historike tek qytetarët e Kosovës. Gjatë viteve të 90-ta, qytetarët e Kosovës, nga ballkonet e dritatet e tyre kanë perdorur mjete të ndryshme të cilat krijojnë zhurmë për të shprehur revoltën ndaj sistemit shtypës të asaj kohe”, është thënë në thirrjen e shoqërisë civile për këtë protestë./FaktePlus