Ish themeluesi i VV-së tregon se çfarë ndodhë me partitë tjera nëse shkohet në zgjedhje
Ish themeluesi i Vetëvendosjes, Shkëlzen Gashi ka shkruar rreth nismës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta rrezuar Qeverinë Kurti.
Gashi, në një status në Facebook ka thënë se nuk mund ta themelojnë një qeveri të re, pa shkuar në zgjedhje. E për në zgjedhje, ai ka një parashikim se çka do të ndodhte.
“LDK, bashkë me ‘partitë’ tjera politike, PDK-AAK-NISMA, edhe mund ta rrëzojnë Qeverinë Kurti në Kuvend të Kosovës, por nuk mund ta themelojnë Qeverinë LDK-PDK-AAK-NISMA, pa e çuar paraprakisht vendin në zgjedhje, e në zgjedhje LVV i ekstra-ultra-super përrzhitë”, ka shkruar ai.
LDK tashmë e ka gati mocionin dhe pritet të shtunën të mbahet seanca. Disa deputetë, përfshitë Vjosa Osmanin ka gjasa të dalin kundër partisë. AAK, Nisma e AKR e kanë mbështetur. PDK ende nuk është deklaruar.