Të shtunën seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë
Të shtunën pasdite pritet të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Klan Kosova ka mësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 25 nënshkrime nga deputetët në radhët e vet, 13 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjashtë nga NISMA dhe AKR, dhe nënshkrimet nga minoritetet.
Përgjigje akoma nuk ka dhënë Partia Demokratike e Kosovës.
Ngritja e mocionit të mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ardhur pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti./FaktePlus