Ministrja Bajrami tregon se kur do të fillojë mësimi në distancë
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami po finalizon përgatitjet për të nisur mësimin online nga shtëpia për të gjithë nxënësit.
Ajo tha se pandemia na ka larguar nga shkolla, por asesi nga mësimi.
Mësimi në distancë do të fillojë nga data 23 mars dhe do të transmetohet në kanalet RTK1 dhe RTK4, dhe të gjitha do të jenë online në eMesimi.rks-gov.net
“Si ministre e arsimit kam ndërmarrë të gjitha masat që të zhvillojmë mësimin në distancë”, tha Bajrami.
Më tutje ajo shtoi se një grup i mësuesëve, me mbështjetje të profesionistëve në baza vullnetare po bëjnë një punë intenzive që ky projekt të realizohet./FaktePlus
Mesoni nga shtepiaMinistrja Bajrami po finalizon pergatitjet per te nisur mesimin online nga shtepia per te gjithe nxenesit.
Julkaissut Avdullah Hoti Torstaina 19. maaliskuuta 2020