Abdixhiku tregon sa kosovarë janë paraqitur për t’u kthyer nga jashtë
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, thotë se janë mbi 800 shtetas që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, e atyre shteti do t’ua mundësojë transportin për t’u kthyer dhe do t’i dërgojë në Qendren Studentore, ku do të qëndrojnë 14 ditë.
Abdixhiku thotë se janë regjistruar shtetasit që duan të kthehen. Megjithatë, ai bën apel që qytetarët që kanë ku të qëndrojnë, të mos kthehen, pasi ambasadat e Kosovës në vend të ndryshme do t’u japin vërtetime, edhe nëse u skadojnë vizat apo afati i qendrimit.
“Të mos marrin rrugën e kthimit ata që nuk e kanë urgjnte. Bëjmë thirrje që vetëm udhëtarët me urgjencë të marrin rrugën e kthimit në Kosovë. Secli që ka urgjencë kthimi do të ndihmohen”, ka thënë ministri.
“Ambasadat janë urdhëruar të bëjnë regjistrimit e të gjithë shtetasve kosovarë që janë jashtë vendit. 834 qytetarë janë jashtë Kosovës që duan të kthehen”, ka thënë Abdixhiku.
Sic tregon ministri, kushdo që kthehet në Kosovë, do të qëndrojë në Qendren Studentore, që është kthyer në karantinë.
“Secili i kthyer do të vendoset në këtë Qendren Studentore që është kthyer në karantinë. Si ministri kemi detyrë që të sigurojmë transportin e tyre deri në Kosovë dhe transportin prej aeroportit deri në karantinë. Transporti do të bëhet me vetura e FSK’së”, ka treguar Abdixhiku.
Ai thotë se nesër do të kthehen mbi 100 qytetarë nga Gjermania, ndërsa tashmë janë kthyer 39 veta nga Turqia dhe ekipi kombëtar i boksit.
Nesër presim që të kthejmë mbi 100 qytetarë nga Gjermania. Të gjithë do të dërgohen në Qendren Studentore, ku do të qëndrojnë për 14 ditë”, është shprehur ai./FaktePlus