Abazi: LDK ka vendosur ta dëgjojë vetëm planin e Thaçit
Zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka thënë se LDK ka vendosur që të mos i dëgjojë disa thirrje ndërkombëtare për mos rrëzim të Qeverisë.
“Partia Institucionaliste e Mustafës me ata që kontrabanduan veten në pragun zgjedhor duan të rrëzojnë qeverinë. Ata e rrëzuan një ditë qeverinë Mustafa, e tani Mustafa kërkon që ata ta rrëzojnë LDK nga qeveria. A mund të shkojë Limaj në Amerikë?!”, është shprehur Abazi në Facebook.
“LDK nuk i dëgjon më as miqtë gjermanë, si eurodeputetja Von Cramon, as miqtë amerikanë, si profesori Daniel Serëer, të cilët po thonë se rrëzimi i qeverisë ka pasoja katastrofale për Kosovën dhe rajonin. LDK ka vendosur të dëgjojë vetëm planin e Thaçit”.
“Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës. Ata po u frikësohen zhvillimit dhe drejtësisë dhe po ashtu hapjes së librave të së kaluarës. E harroi Mustafa SHIK-un, dhe premtimet elektorale?”./FaktePlus