“Kushdo që nuk zbaton vetizolimin përballet me 12 vjet burg”
“Të gjithë ekspertët tanë pajtohen që tendenca e përshpejtimit të koronavirusit në Serbi ka filluar dhe ditët në vijim janë jashtëzakonisht të rëndësishme, prandaj kemi prezantuar masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur të moshuarit si grupi më i prekshëm”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq.
Kemi vendosur masa për të ndaluar lëvizjen për ata mbi 65 vjeç, dhe situata është më e mirë se më parë. Faleminderit qytetarëve tanë të moshuar për këtë, tha Brnabiq, raportojnë mediat serbe, transmeton zëri,info.
Ajo shtoi se aktualisht rreth 6000 vullnetarë do të vizitojnë më të vjetrit dhe do t’i ndihmojnë ata, dhe u bëri thirrje të tjerëve që të paraqiten, “sepse kjo gjendje do të zgjasë “, shtoi ajo. “Ne vuajmë nga të kthyerit nga jashtë, dhe ata që e dinë se janë të infektuar po kthehen. Një gjë që vazhdon të na shqetësojë është qytetarët tanë, të kthyerit nga jashtë”, tha ajo. “Përkundër të gjitha thirrjeve për të qëndruar në vendet ku ata jetojnë dhe jo të kthehen në Serbi, sepse është e vështirë të monitorohen lëvizjet e tyre dhe ata duhet të qëndrojnë në karantinë, ata nuk kanë dëgjuar, kështu që sot kemi një turmë në kufij. Sot, kolonat në vendkalimet Horgos dhe Batrovci ishin 15, 20 kilometra secila”, tha Brnabiq.
Ajo shtoi se sot më shumë se 65,000 qytetarë serb janë rikthyer në Serbi. Brnabiq tha se njerëzit që vinin nga jashtë u konfirmuan se kishin koronavirus, kanë zbritur temperaturën e tyre me ilaçe, por po i vendosim në karantinë ose në spital, prandaj kemi vendosur të forcojmë masat dhe sanksionet për të mbrojtur popullatën e përgjithshme. Kushdo që shkel vetizolimin do të mbyllet në njërin prej tre objekteve. Brnabiq tha se janë identifikuar tre objekte, në Vrsac, Pozarevac dhe Pirot, të cilat do të strehojnë ata që shkelin masën e izolimit dhe do të sigurohen nga e rojet e burgut.
Ajo shtoi se ata që nuk zbatojnë izolimin e tyre dhe infektojnë të tjerët, do të burgosen për një deri në tetë vjet. Nëse infektojnë një tjetër dhe më pas vdesë, ai ose ajo mund të dënohet me dy deri në 12 vjet burg.