Humb jetën një person, shtypet nga lisi
Një person ka humbur jetën fshatin Xhepçisht te Tetovës.
Ngjarja ka ndodhur teksa i ndjeri kishte tentuar të priste një lis i cili është rrëzuar në anën e tij dhe e ka shtypur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe mjeket e urgjencës, zjarrfikësit dhe policia.
Zjarrfikësit kanë arritur ta heqin lisin e rrëzuar mbi personin në fjalë, megjithatë mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij.
Identiteti i personit në fjalë nuk dihet, njofton Alsat-M.
Sektori i Punëve te brendshme te Tetoves pritet te dalë me te dhëna me konkrete.
Ne vendngjarje ka dale edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë se Tetovës.