Albin Kurti: Agim Veliu e tradhtoi Qeverinë dhe Policinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se si Qeveri e re e Republikës së Kosovës janë shembull jo vetëm këtu por edhe në rajon me ballafaqimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit dhe për këtë gjë dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët që akën respektuar vendiemt e Qeverisë dhe kanë ndjekur udhëzimet e ekspertëve.
Me këtë rast duhet theksuar se nga 20 personat e infektuar, dy prej tyre janë liruar, ndërsa katër të tjerë këtë e kanë bërë më herët.
Duke pasë parasysh se si e kemi gjet sistemin shëndetësor parandalimi është jetik, shkruan FaktePlus.
Qytetarët kanë treguar kulturë dhe vetëdije të lartë dhe unë ju bëjë thirrje që ta mbajnë atë dhe ta rrisin edhe më tejë që ta ruajnë veten.
Në ditën e djeshme kishim një zhvilim të pazakontë meqenëse presidenti u anagzhua për t’u shpallur gjendje e jashtëzakonshme në vendin tonë.
Unë marr shumë raporte e konkluza në siguri është në ngjyrën e verdhë dhe nuk është e gjelbër.
Mirëpo,përkundër kësaj në Këshillin e Sigurisë u prorpozua që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme nga presidenti dhe për mua kjo është e panevojshme, dhe e padobimshme.
“I kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk jemi në shfrytëzimin e të gjitha masave të mundshme. Në anën tjetër kishim një insistim të parapërgaditur me tekste të gasthme që të shkohet me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Sot jam i bindur se nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, është e mundshme që një gjë të shpallet në ditet në vijim por unë punoj dhe uroj që kjo mos të ndodhë, por jam i bindur se as mbrëmë e as sot nuk kemi nevojë për një gjë të tillë.
Ishte e palogjikshme, e paarsyeshme, e papërgjegjshme një gjë e tillë.
Pas mbledhejs s ëmbrëmshme unë nuk kam ndjekur dekalriemt dhe i kam parë në mëngjes sot dhe në emsin e atyre ishte ai deklarim i ish-ministrit Veliu i cili ka përhapur panik duke thënë se numri i të infektuarve po rritet nga ora në orë.
Të thuash pa kurrfarë evidence, pa kurrfarë raporti se numri po shtohet nga ora në orë është e papërgjegjshme e kur ke përgjegjësi ekzekutive është e dënueshme.
“Unë nuk kisha zgjidhje tjetër sot përveq se ta liroj nga detyra ish-minsitrin Veliu. Më shuëm se gjysmë ore e kam njfotuar Mustafën dhe kam kërkuar një emër prej tij, pra nuk e kam zëvendësuar. Ai ak bërë tradhti ndaj Qeverisë sepse të jesh ministër I Puënve të Brendshme e të këkrosh gjendje të jashtëzakonshme është ta përcmosh Policinë tënde. Policia nukë shtë në gjendje të jashtëzakonshme, pse u dashka të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pse pa u shfrytëzuar Policia na u dashka ta sabotojmë me Policinë. Tradhtia e tij e dyfishtë ndaj Qeverisë dhe ndaj Policisë nuk mund të tolerohet”, ka thënë ai./FaktePlus