Veliu tregon se a do të ishte VV-ja në ‘Qeveri të madhe’ që ai preferon
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se ai do të preferonte që të mos ketë zgjedhje në Kosovë.
Në emisionin Pressing, Veliu tha se pas vendimit të LDK-së për ta rrezuar Qeverinë, ai preferon që të ketë një qeveri të madhe, në të cilën janë të gjithë, madje edhe VV-ja.
“Ta kemi një qeveri kalimtare në të cilën do të përfshiheshin të gjitha partitë, në mënyrë që të tejkalohen disa probleme përfshirë edhe pandemia me coronavirus”, tha ai, teksa shtoi se ky është vetëm propozim personal i tij.