Kusari-Lila: LDK-ja e tradhtoi statusin e vet si parti institucionale
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka tradhtuar statusin e vet si parti institucionale që e mban shtetin stabil.
“LDK’ja e ka tradhtuar vet statusin e përhershëm si parti institucionaliste, si parti që e mban shtetin stabil”, është shprehur Kusari-Lila.
Tutje, ajo tha se fjalimi i të parit të LDK’së ku tregoi se LDK’ja do të iniciojë mocionin e votëbesimit, dukej shumë i dakorduar me presidentin Thaçi.
“Mustafa dukej shumë i dakorduar me presidentin Thaçi”, ka thënë Kusari-Lila.
Gjithashtu deputetja tha se diçka e tillë pritej nga LDK’ja, por jo në këtë format.
“Diçka e tillë pritej por jo në këtë format”, shtoi Lila, ne T7.
Deputetja thotë se një ndër arsyet e shkarkimit të ministrit Veliu është performanca e dobët e Veliut.
“Ka të bëjë me mosangazhimin e policisë në situatën e koronavirusit. Pra, ka të bëjë me përformancë të dobët”, thotë Kusari-Lila./FaktePlus