Infektologu nga QKUK tregon se te pacientët me COVID-19 po përdoret terapia kundër sidës
Infektologu Arben Vishaj ka dhënë detaje për personat që po trajtohen pas infektimit me COVID-19.
Vishaj ka thënë se në Klinikën Infektive, nga 20 personat që kanë rezultuar me coronavirus 12 prej tyre tashmë janë të shtrirë në klinikë.
“Prej këtyre 12-ve, dy prej tyre janë në gjendje pak më të rëndë që janë duke u trajtuar me terapitë që rekomandohen nga OBSH”, tha Vishaj, për për RTV Dukagjinin.
Mjeku ka treguar edhe terapitë që po përdorin në trajtimin e të prekurve me coronavirus që përdoret në të gjithë botën.
“Kjo terapi që po përdorim për këta pacientë mund të përdoret edhe te pacientët e infektuar me HIV/AIDS”.
Infektologu thotë se për shkak se infeksioni me COVID-19 është ende i panjohur, pacientët po mbahen në Klinikën Infektive, pasi sipas tij me simptomat që kanë do t’i kishin liruar në shtëpi.
“Nuk do t’i trajtonim fare, pasi do t’i konsideronim si një gjendje gripoze e zakonshme”, tha ndër të tjera Arben Vishaj./FaktePlus