Pas lajmit për rrëzimin e qeverisë, Kurti thërret konferencë për media
Pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës bëri të ditur se do të inicojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë, kreu aktual i saj Albin Kurti do të flasë para mediave në orën 21:30.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook.
“Sonte në ora 21:30, Kryeminstri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media”, ka shkruajtur ai./FaktePlus