Çka ndodhë nëse kalon mocioni i mosbesimit, çka thotë Kushtetuta?
Analisti dhe avokati i njohur, Vigan Qorroli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar mënyrën sesi procedohet në raste të mocioneve mosbesimi, ashtu siç ka paralajmëruar LDK-ja pas mbledhjes së sotme.
Shkarkimi i ministrit të brendshëm nga kryeministri Kurti, pritet të jetë “mollë sherri” e koalicionit të ashtuquajtur të shpresës, por që deri më tani nuk ka dhënë indikacione të tilla.
Gjithsesi, në rast të kalimit të mocionit, ku nevojiten votat shumicës së deputetëve, qeveria llogaritet në dorëheqje.
Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve nga Qorrolli.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës 🇽🇰
Neni 100 [Mocioni i Votëbesimit]
- Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
- Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.
- Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
- Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
- Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
- Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.