Mustafa: Do iniciojmë mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë
Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Kryesisë ka vendosur që të iniciojë moscion mosbesimi ndaj Qeverisë.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media.
Ai ka thënë se deri te kjo ka ardhur pas shkarkimit që i është bërë ministrit të tyre, Agim Veliut dhe rrezikimin e prishjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton FaktePlus.
Pjesë ta fjalimit të Isa Mustafës:
Kemi trajtuar situatën aktuale në vendin tonë të shkaktuar nga rrezikimi i prishjeve të marrëdhënisve me SHBA-të si rezultat i mos’heqjes së taksës dhe problemin që na lindi me shkarkimin në kundërshtim em marërveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Agim Veliu.
Më 12 të këtij muaji e kam takuar Kurtin, dhe kam kërkuar nga ai që të heq tarifën pa kushte ashtu si e kërkojnë Shtetet e Bashkuara sepse rrezikimi i marrëdhënieve nuk është gjë e mirë.
I kam dhënë arsyet tona se në programin tonë të LDK-së është miqësia me SHBA-të dhe ne nuk mund ta cënojmë identitetin tonë politik dhe as bashkëpunimin tonë me një vend që na ka ndihmuar që ta fitojmë lirinë e pavarësinë.
Nuk kam marrë ndonjë përgjigje positive nga Kurti.
Nëse ne nuk kemi orientim të paqës atëherë SHBA-të mund t’i tërheqin trupat e tyre.
Sot ka ndodhë një veprim i papritur dhe i paralajmëruar i kryeministrit pra është shkarkuar Agim Veliu në kundërshtim me marrëveshjen.
Është veprim arbitrar, krejtësisht i pamenduar në situatën në të cilën gjendemi. Për neve është një veprim që flet se Kurti nuk dëshiron të bashkëpunoj me ne.