Krasniqi: Krejt le të infektohen me koronavirus, me rëndësi Albn Kurtit mos me ia lujtë tymin
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, për ta shkarkuar ministrin, Agim Veliu.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Krasniqi madje ka komentuar edhe atë që deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se VV-ja është e gatshme për zgjedhje edhe ënse prishet koalicioni me LDK-në, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, kjo I bjen që të gjithë le të infektohen me koronavirus, me rëndësi Albin Kurtit mos me ia lujtë tymin
Postimi i tij i plotë:
Jemi gati për zgjedhje, paska thënë VV-ja. Krejt bota në izolim, këta qenkan gati për zgjedhje.
Kjo i bjen: krejt le të infektohen me Corona Virus. Me rëndësi Albin Kurtit mos me ia lujtë tymin.
Albin Kurti është autoritar. Albin Kurti është rrezik për Kosovën./FaktePlus