Lëvizja për Drejtësi: Koha e popullit jo e politikanëve, gjendja me koronavirus shqetësuese
Lëvizja për Drejtësi, konsideron se gjendja aktuale sa i përket pandemisë së koronavirusit është shqetësuese, për faktin se tashmë kemi 20 raste të identifikuar dhe gjendjen ekonomike, ku përpos numrave që po ma çmendin jo 20, e jo 22.
Nuk po flasim për përmbajtjen e sëmundjes sepse asnjë të vdekur nuk kemi fatmirësisht, por kemi të prekur. Krahas kësaj, aktuale është edhe gjendja ekonomike e cila çdo ditë e më shumë është duke u rënduar.
Në këtë ambient social, ekonomik e politik, qytetarët e vendit tonë, janë duke u ndjerë mjaft të shqetësuar dhe natyrisht edhe në panik.
Duke pasur parasysh se kjo pandemi tashmë është shqetësim për gjithë botën, politika jonë, mazhorancë e opozitë, është duke u marr vetëm me interesa të ngushta partiake e shumë pak me qytetarin i cili gjindet në udhëkryqin politik, ekonomik, social e shëndetësor. Pushteti politik buron nga populli dhe te populli duhet ta kthejë shërbimin, përndryshe nuk ka kuptim ekzistimi i pushtetit.
Lëvizja për Drejtësi, konsideron se partitë e koalicionit, duhet ta kuptojnë qartë se tashmë janë në qeverisje e jo në fushat zgjedhore. Kjo sjellje inateske dhe me përpjekje për të dominuar mbi njëri tjetrin është aq e pa kuptimt sa edhe e dëmshme për popullin i cili pret zgjidhje e zhvillim nga kjo qeveri. Në këtë situatë është aq e pa drejtë një sjellje e këtillë sa që rrezikohet që koston e kësaj situate politike, mund të paguajnë qytetarët me humbje jetësh si rezultat i koronavirusit.
Lëvizja për Drejtësi, i bënë thirrje gjithë spektrit politik në Kosovë që ti lënë anash interesat e ngushta partiake e klanore dhe ti kthehen qytetarit dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat po ballafaqohet sot.
Një popull i cili nuk ka as dorëza e as maska si elementi bazik për mbrojtje shëndetësore në këtë situatë, nuk meriton një spektër politik i cili mirret me veten dhe vlon brenda vetes. Përderisa populli është në gjendje emergjente shëndetësore, politika, fatkeqsishtë është në gjendje të jashtëzakonshme./FaktePlus