Vjosa Osmani shkon në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani ka arritur në hotelin ku po mbahet takimi i kryesisë së partisë.
Osmani sot gjatë ditës është raportuar se ka qëndruar në zyrën e kryeministrit, Albin Kurti, para se ai të njoftonte për shkarkimin e ministrit të LDK’së, Agim Veliu.
Mirëpo, pak minuta më vonë, ajo e ka mohuar këtë informacion.
Isa Mustafa e ka thirrur sot një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë, për të diskutuar lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.