Bahtiri: E ndalova Rakiqin se deshi të përsëriste trazirat e marsit
Agim Bahtiri akuzon Goran Rakiqin se dje pati qëllim të rikthente trazirat mes shqiptarëve e serbëve, që kishin ndodhur në marsin vitit 2004.
Dje ka ndodhur një incident afër urës së Ibrit ku po bëheshin punime të një projekti të komunës së Mitrovicës Jugore, punën e së cilit deshi ta ndalte komuna e Mitrovicës Veriore.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në emisionin Frontal, e ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, se po dëshiron konflikt mes shqiptarëve e serbëve.
“Dje ka qenë 17 marsi, datë kur ka ndodhur dicka jo e mirë në Kosovë dhe ai [Rakiq] ka dashur të ripërtërijë dicka të tillë por nuk ka arritur dhe me ndërhyrjen time e kam evituar përplasjen mes shqiptarëve e serbëve”, ka thënë Bahtiri.
Ai thotë se projekti do të vazhdojë sapo të kalojë situata e krijuar nga virusi covid-19.
“Projekti do të vazhdojë sepse nuk ka nisur dje ky projekt, por qe disa vite”, ka thënë Bahtiri.