Haziri: Shkarkimi i Veliut është vetëvrasje politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ai ka deklaruar se ky është një lajm i keq dhe se nuk mundet të ketë lajm më të keq në Kosovë se sa ky kur shteti është në situata emergjente.
“Vendimi i kryeministrit karshi partnerit të vetëm të koalicionit është si me pre këmbën e shkëmbit të vet, shkarkimi i Veliut është vetëvrasje politike”.
“Ne si LDK jemi në konsultime vazhdimisht, ne sillemi vazhdimisht karshi situatës. Ashtu edhe Agim Veliu është në fjalën e tij, ai fol rrallë por fol saktë, po ashtu edhe në deklatarën e tij të mbrëmshme ka qenë i matur. Sot kemi një vendim të pa pranueshëm nga Kurti”.
Ai i pyetur se a do të ketë koalicion qeverisës LVV dhe LDK deklaroi e kryesia e kësaj partie janë mbledhur dhe do të dalin me një vendim për këtë.
“Sa i përket mendimi tim, nuk ka koalicion qeverisës pa LDK-në, dhe nuk ka as qeveri pa Agim Veliun si ministër i Punëve të Brendshme”, ka thënë Haziri.