Haxhiu: Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!
Kryeministri I vendit, Albin Kurti sot ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun i cili vjen nga radhët e LDK-së.
E, lidhur me këtë shkarkim ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duke thënë se nëse Kurti nuk e anulon vendimin për shkarkimin e Veliut, mund edhe të prishet koalicioni, përcjell FaktePlus.
Por, ndaj gjithë kësaj ka shkruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se pushtetet e kaluara nuk janë mësuar me rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave.
Madje, ajo thotë se fajtor për gjithë këtë situatë është presidenti i vendit Hashim Thaci.
Postimi i saj i plotë:
Pushtetet e kaluara nuk janë mësuar rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.
Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim.
Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë.
Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!
Bashkë me qytetarët do ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë./FaktePlus