Edhe Vjosa Osmani i ka kryer analizat për coronavirus, a është e prekur
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kryer analizat për të parë nëse është prekur nga coronavirusi. Ajo ka dalur negative.
Mësohet se kryeparlamentarja i është nënshtruar së fundmi analizave, për të hequr dyshimet lidhur me coronavirusin.
Vlen të theksohet se Osmani ka pasur dhjetëra takime me qindra zyrtarë të huaj, përfshirë edhe vendet nga ku coronavirusi ka marrë përhappje të madhe.
Ndërkohë, Qeveria ka konfirmuar se analizat i ka kryer edhe kryeministri Albin Kurti, i cili doli negative poashtu.
Në anën tjetër, edhe zhvillimet politike kanë rritur dinamikën për pikat që lidhen me trajtimin e coronavirusit. Presidenti Hashim Thaci ka propozuar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ndërkohë që Qeveria po e kundërshton.
Ndryshe, Kosova është vendi i dytë nëse matës është numri i vogël i të prekurve. Më pak raste se Kosova ka vetëm Mali i Zi, i cili ka të konfirmuara vetëm 2 raste deri tash.