Milaim Zeka: Albini po luan k… me Trumpin e lëre më me LDK-në
Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka shkarkuar nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme , Agim Veliun, i cili vjen nga radhët e LDK-së.
Sipas Kurtit, shkarkimi ka ardhur pas deklaratave që ministri Veliu i kishte bërë mbrëmë, e për të cilat nga Qeveria thonë se përhapin panik te qytetarët.
Për shkarkimin e Veliut veç partisë së LDK-së pati reagime edhe nga partitë tjera.
E së fundmi ka reaguar edhe kryetari i Partisë Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka.
Ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebbook’ ka thënë se për LDK-në ky shkarkim është i pabesueshëm, por që për disa që sic thotë Zeka e njohin trurin e Kurti në 3D e dinë që vendimi si ky është më i thjeshti që ka bërë.
Albini po lune koqe me Trampin e le ma me LDK-ne?!
Vendimi per shkarkimin e MPB, Agim Veliun, per shumicen e njerezeve te LDK se, eshte i pabesueshem. Ne qe ja njohim trurin e Albinit ne 3D, e dime qe eshte gjeja me e thjeshte qe ka bere. Albini nuk done te vazhdoje me qene kryeminister. E ka nuhatur se perpara tije eshte nje rruge me xhemba, te cilen nuk mundet me kalu.
Albini po e deshmon qe mundet me qene vetem ne opozite. Nuk po don me kuptu se cila eshte detura e tije si kryeminister.
Personalisht e kam lexu e rilexu deklaraten e Agim Veliut dhe nuk ka pa qofte nje fjale te vetme permes te ciles ka ngjallur panik. I dashur kryeminister, shumica nga ne jemi te infektuar dhe nuk e dime fare. Perpos kesaje, ne jetojme ne nje vend ku shume njereze thone: -Po nese jam infektu une, kush po ja lune nanen tjetrit. Perndryshe nuk dalin njerezit ne Germi sikur me pas dasem, ose syneti. Askush nuk mendon qe njerezit i kane bere dhjetera vite burg duke jetuar ne nje qeli.
Kryeminister, mos i ke besuar atije rrencit mediatik i cili tha se ne “gjendje te jashtezakonshme udheheqe presidenti”?! Edhe?!!!
Agim Veliu e kishte thene bukur: -“Nese presidenti ka propozu, jane deputetete ata qe vendosin”!
Krejte ne funde: Per mendimin tim shume ma e ndershme ka qene sikurse te jepnit doreheqeje. Me duket po e pret hastret qe LDK-ja me ba nje pune te tille, per me fajesu, por kam dro qe kesaje radhe, kalkulimet i keni te gabueshme…!