Sami Kurteshi ka një hall tjetër, atë nuk po e frikëson koronavirusi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i kësaj partie në KQZ, Sami Kurteshi e ka kundërshtuar propozimin e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ne Kosovë.
Kurteshi nuk është marrë me numrin e të infektuarve deri më tani në Kosovë me coronavirus dhe as me gjendjen e shëndetësisë në Kosovë, por është marrë me prognoza se çfarë po synon Hashim Thaçi.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruajtur se Thaçi dinakërisht synon marrjen e pushtetit politik e policor me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
“Gjarpëri Hashim Thaçi dinakërisht synon marrjen e pushtetit politik e policor me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!JO GRUSHTSHTETIT POLITIK E POLICOR NË KOSOVË”, ka shkruar Kurteshi.