Presidenti i propozon Kuvendit dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pas situatës së përhapjes së koronavirusit në Kosovë e ku deri më tani janë shënuar 19 raste ka thënë se do ti propozojë Kuvendit dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
“Pas konsultave dëshiroj të potencoj të mos eskalohet situate më tutje, të ndpdhë tejkalimi i kësaj gjendje jo të lehtë, kërkohet nga institucionet, edhe nga unë të jemi në krye të përgjejgësive tona. Prandaj theksoj nuk kam menduar kurrë që në përgjegjësitë e mia që të vijë ky moment që sonte jemi të detyruar të deklarojmë dhe propozojmë, duke respektu Kushtetutën, në mbështetje të Nenit 84 dhe Nenin 131, do t’i propozoj Kuvendit dekretin për gjenjden e jashtëzaonshme në Kosovë”.
Ky dekret po ndodhë për shkak të fatkeqësisë.
“Kosova nuk është vend i izoluar, është e përfshirë nga koronavirusi që paraqet shqetësim për gjithë botën, gjithë njerëzimin, paraqet shqetësim edhe për Kosovën pas paraqitjes së rasteve të ditëve të fundit.
Dëshiroj të shpreh falenderimin për mjekët, infermierët si heronjë për punën që po e bëjnë.
Falënderoj të gjithë njerëzit e angazhuar drejtpërdrejtë në angazhimin e kësaj situate.
Për të gjithë ne, mbi të gjitha është shëndeti. Tani ne ballafaqohemi me një te keqe vetëm nëse bëhemi bashkë.
Por, realiteti është ky që është, është një realitet i hidhur, raporton FaktePlus.
Jemi në një rrethanë të papërjetuar më parë dhe si shtet duhet t’i marrim përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
“Ne ballafaqohemi jo me një grip sezonal por me një virus vdekjeprurës”, ka thene ai.
Duke respektuar edhe kushtetutën e vendit dhe ligjet, unë sonte kam thirr për takim në një konsultë dhe bashkëbisedim Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe biseda ka qenë e përgjegjshme dhe konstruktive, por edhe e marrjes së masave që të mos kemi përsëritje të fenomenit dhe rasteve të tilla.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga kryeministri Albin Kurti, derisa pjesë përbërëse janë edhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë dhe të tjera.
Pjesë e këtij këshilli janë edhe drejtori i AKI-së, drejtori i Policisë së Kosovës dhe ai i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur rregullohet me ligj.Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, përgatit strategjinë e sigurisë për Republikën e Kosovës.
Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës ka edhe rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Republikën e Kosovës.
Ky këshill, vetëm gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me Gjendjen e Jashtëzakonshme./FaktePlus