Aeroporti “Adem Jashari” jep informacione sqaruese për udhëtarët
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” ka dhënë ifnromacione sqaruese për udhëtarët.
Në një njoftim në faqen zyrtare të Facebook-ut, thuhet se në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.
Njoftimi i plotë:
Informacion sqarues për udhëtarë:
Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.
Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.
Nesër më datë 17 Mars 2020, në nisje do të realizohen fluturimet si vijon:
Prishtinë – Zurich, 3 fluturime
Prishtinë – Munich, 1 fluturim
Prishtinë – Dusseldorf, 2 fluturime
JU LUSIM QE TE KONTAKTONI KOMPANITE AJRORE PER INFORMACION SHTESE !!!
Për çdo pakënaqësi ju lusim të na shkruani në adresen tonë elektronike:
[email protected]/FaktePlus