Në këtë shtet askush nuk mund të dalë në rrugë nga ora 20:00 deri në 5 të mëngjesit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë se sikurse vendet tjera evropiane edhe vendi i tyre po përballet me pandeminë COVID-19.
Lidhur me këtë ai ka thënë se kanë ndërmarrë disa masa.
“Askush nuk guxon të dalë në rrugë nga ora 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ne po përballemi me këtë sfidë të jashtëzakonshme dhe në përputhje me këtë ne do të sigurojmë diciplinë të plotë për të zvogëluar mundësinë e infektimit të popullatës tonë”, ka thënë ai transmeton Indeksonline.
“Që nga dita e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit është absolutisht e ndaluar për personat mbi 65 vjeç të dalin në mjedise urbane, dhe për zonat rurale për personat mbi 70 vjeç”, ka thënë tutje ai.