Zyrtare: Juventusi konfirmon lojtarin e dytë të prekur me koronavirus
Kampionët e Italisë, tashmë kanë pasur një lojtar të infektuar. Bëhet fjalë për Daniele Ruganin.
“Blaise Matuidi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë zbuluar se është prekur me koronavirus Covid-19”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Lojtari që nga e mërkura, 11 mars, ka qenë në izolim vullnetar në shtëpi. Ai do të vazhdojë të monitorohet dhe do të ndjekë të njëjtin regjim.